Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Tiranë 50-vjeçari i dënuar në Itali

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 10:30 | Kronikë

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Tiranë

Një 50-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge në Itali.

Policia bënë me dije se në pranga u vu shtetasi Bledar Mansaku, i cili rezulton i dënuar me 7 vite burg në Itali.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos