GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 11:20 | Kronikë

GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës për ndryshim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Seanca pritet të vendosë nëse Meta do të vijojë të qëndrojë në paraburgim apo nëse do të përfitojë një masë më të lehtë sigurie.

Ndërkohë, avokati i tij, Kujtim Cekani, teksa hynte në ambientet e gjykatës, iu kujtoi gazetarëve se kjo ditë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PL-së.

“E dini që presidenti sot ka ditëlindjen? Prandaj duhet ta uroni sot presidentin”, iu tha ai gazetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos