Gjykata e Tiranës lë në burg 21 të arrestuarit për prodhim dhe shpërndarje droge

Nga Armand Bajrami
26 Dhjetor 2025, 15:14 | Kronikë

Gjykata e Tiranës lë në burg 21 të arrestuarit për

Gjykata e Tiranës vendosi të izolojë në paraburgim 21 persona të arrestuar të mërkurën në kryeqytet, si të dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të drogës.

Masa e sigurisë “arrest në burg” u caktua për të dyshuarit Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri,Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Masës “arrest në burg” i shpëtoi vetëm i dyshuari Blerim Mali. Ndaj tij u caktua një masë me e butë për shkak të rrethanave familjare, pasi duhet të kujdesej për nënën e verbër dhe vëllain e paralizuar.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë prokurori i çështjes i tha gjykatës se veprimet e të dyshuarve ishin dokumentuar përmes blerjeve të simuluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos