Bie në kontakt me rrymën, humb jetën 27-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2025, 12:59 | Kronikë

Bie në kontakt me rrymën, humb jetën 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kolpik të Malësisë së Madhe të premte, pasi një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, shkruan A2.

“Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, tha policia lokale në një njoftim paraprak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos