Seanca për shpifje në Gjykatën e Posaçme midis deputetes demokrate Albana Vokshi dhe biznesmenes Vilma Nushi është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e prokurorit Elvin Gogaj, ndërsa seanca e radhës u caktua më 6 maj.
Në seancën e 15 prillit, Nushi kërkoi dënimin e Vokshit për veprën penale të “shpifjes”, duke iu referuar deklaratave që ligjvënësja demokrate ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.
Në seancën e sotme ishte parashikuar që Vokshi të paraqiste pretendimet e saj, përballë Nushit, shoqëria e së cilës, 3P Life Logistic sh.p.k, ka kallëzuar deputeten.
Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit të “Check Up”, është 63 milionë euro, dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi. (A2 Televizion)