Hakim Maledhi, 77 vjeç, i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në autostradën Lushnje-Fier, në fshatin Rrapëz, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, ku u dërgua për mjekim më të specializuar, shkruan A2.
Të mërkurën, motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar përfunduar në spital. (A2 Televizion)