Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit në Durrës. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi makina është shkrumbuar plotësisht.
Dy mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të neutralizojnë flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre te automjetet e tjera të parkuara pranë.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)