Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Policia bën të ditur se një motor ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur këmbësori dhe drejtuesi i motorit.
“Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Lushnjë-Fier" motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)