Avokati i Erion Veliajt paraqitet si i pandehur në Gjykatën e Posaçme

Nga Armand Bajrami
2 Prill 2026, 09:47 | Kronikë

Avokati i Erion Veliajt paraqitet si i pandehur në Gjykatën e

Plarent Nderca, avokati i Erion Veliajt, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, me "mantelin" e të pandehurit.

Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancën e radhës ndaj Ndrecës, i akuzuar për "shkelje të barazisë në tendera", kryer gjatë kohës që mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Sipas SPAK, Ndreca ka udhëhequr një grup zyrtarësh, të cilët dyshohen se kanë kryer shkelje gjatë një procedure prokuruese të Ministrisë së Brendshme, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin një bashkim operatorësh ekonomikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos