
Oliger Torba ka marrë drejtimin e Policisë së Fierit, pas emërimit të Hitës si drejtor të përgjithshëm. Torba i cili mbante postin e zv. drejtorit në Policinë e Fierit, tashme është komanduar drejtor.
Gazetari i A2CNN Igli Çelmeta bën me dije se komandimi i Torbës është i përkohshëm deri në emërimin e një drejtuesi të ri në Policinë e Fierit.
Ndryshimi në Policinë e Fierit vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të "bluve". (A2 Televizion)