Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Madrid, është arrestuar në Spanjë, një 34-vjeçar shqiptar.
Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Juxhin Drazhi, i cili do të ekstradohet drejt vendit tonë.
“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale””, njofton policia.
#OperacionesGC | Detenido en Almuñecar #Granada un narcotraficante buscado por @INTERPOL_HQ.
— Guardia Civil (@guardiacivil) August 8, 2025
▶️ Tenía en vigor una orden de búsqueda y detención por las autoridades judiciales de #Albania.
▶️ Se encontraba escondido en una vivienda de lujo situada en un paraje aislado y ubicada… pic.twitter.com/fSPUSGtqEO (A2 Televizion)