Zjarr në Tragjas, përfshihet pylli dhe kullota

Nga Edi Ruçi
8 Gusht 2025, 17:44 | Kronikë

Zjarr në Tragjas, përfshihet pylli dhe kullota

Pasditen e së premtes, një zjarr ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum.

Flakët kanë përfshirë zonën me pyll dhe kullotë, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, shkruan A2.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente, të cilat po punojnë për të ndaluar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur zonat e banuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos