Me urdhër të SPAK, policia po zhvillon një operacion në Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Janë 15 masa sigurie për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK.
Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dhe dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar, shkruan A2 CNN.
Nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër të dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër, tre të tjerë janë arrestuar deri më tani. Dhe katër po kërkohen. (A2 Televizion)