Trafik ndërkombëtar droge, SPAK firmos 15 urdhërarreste për grupin Çopja në Elbasan

Nga A2 CNN
8 Gusht 2025, 16:53 | Kronikë

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, policia po zhvillon një operacion në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, ku janë firmosur 15 masa sigurie, për persona që akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që merren me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Operacioni nisi që në orët e para të mëngjesit të së premtes, ndërsa emrat e të dyshuarve kanë dalë pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, në sajë të hetimeve që janë duke u ndjekur për dosje të tjera kriminale, shkruan A2.

Katër prej urdhërarresteve të firmosura nga prokurori Vladimir Mara ndodhen në burg për vepra të tjera penale, ku u është komunikuar edhe masa e re e sigurisë. Njëri prej tyre mësohet se është Ervis Çela, i arrestuar një muaj më parë me akuzën e vrasjes.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se të dyshuarit janë anëtarë të grupit të Çopjave të Elbasanit, mes të cilëve edhe Franc Çopja, i cili ndodhet i arrestuar në Belgjikë. Policia ekzekutoi  3 urdhër arreste dhe pjesa tjetër vijojnë të jenë në kërkim.

Grupi kriminal i goditur nga SPAK akuzohet se trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos