Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të deklarojë fajtor deputetin Qani Xhafa, për një aksident rrugor pa dëme në njerëz të shkaktuar prej tij në mars 2023, teksa i jepte makinës në gjendje të dehur.
Në pretencën e lexuar të enjten, SPAK kërkoi dënim me 6 muaj burg për ligjvënësin për veprën penale të “drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”, por përfundimisht konvertimin e këtij dënimi në 1 vit shërbim prove, shkruan A2.
SPAK i ka kërkuar gjykatës të mbajë parasysh faktin që i pandehuri është deputet dhe familjar.
Avokati i tij i tha gjykatës se klienti i tij e ka pranuar ngjarjen: “Atë ditë ka patur nië festë familjare me miqtë dhe po kthehej në banesë. Kërkojmë dënimin minimum ose detyrimin me punë me interes publik, ose me gjobë”.
Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomë këshillimi për të marrë vendimin përfundimtar. (A2 Televizion)