Gjykata e Posaçme e shpalli të fajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, për "drejtim mjeti në mënyrë të parregullt". Ligjvënësi demokrat u dënua me 9 muaj burg, i ulur në 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht, dënimi u konvertua në një gjobë 900 mijë lekë.
Sipas gjykatës, detyrimi financiar duhet të paguhet brenda një afati 10 ditor pasi vendimi të marrë formë të prerë.
Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të deklarojë fajtor deputetin Qani Xhafa, për një aksident rrugor pa dëme në njerëz të shkaktuar prej tij në mars 2023, teksa i jepte makinës në gjendje të dehur.
Në pretencën e lexuar të enjten SPAK kërkoi dënim me 6 muaj burg për ligjvënësin për veprën penale të “drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”, por përfundimisht konvertimin e këtij dënimi në 1 vit shërbim prove.
Avokati i tij i tha gjykatës se klienti i tij e ka pranuar ngjarjen. “Atë ditë ka patur nië festë familjare me miqtë dhe po kthehej në banesë. Kërkojmë dënimin minimum ose detyrimin me punë me interes publik, ose me gjobë”, tha ai. (A2 Televizion)