Hodhi mbeturina në lumin Buna, 'e pëson' 31-vjeçari nga Shkodra

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 12:21 | Kronikë

Hodhi mbeturina në lumin Buna, 'e pëson' 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shkodrës, pasi shfaqet në një video të publikuar në rrjetet sociale teksa hedh mbetje me një automjet në lumin Buna.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se mbetjet e hedhura në lumë ishin të kompanisë ku ai punon, e cila ka si veprimtari përpunimin e mishit të pulës.

Ndërkohë bëhet me dije se procedimi penal ndaj 31-vjeçarit nisi për veprën penale "Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës".    

Njoftimi i Policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet me logon e një kompanie, nga i cili hidhen mbetje në lumin Buna, sqarojmë se:      

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë identifikuar shtetasin K. Gj., i cili shfaqet në video, duke hedhur nga automjeti në lumë, mbetje të kompanisë ku ai punon, e cila ka si veprimtari përpunimin e mishit të pulës.       

Në përfundim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në penal për shtetasin K. Gj., 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës".    

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat dhe qytetarët, për denoncimet dhe bashkëpunimin me Policinë, dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë rastet e dhunës dhe të çdolloj paligjshmërie, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos