Ish-kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Halit Valteri është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Valteri është thirrur në SPAK për të dëshmuar në procesin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meces, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Thirrja e tij në SPAK vjen pasi në atë kohë Valteri ka bërë disa deklarata dhe ka publikuar disa pamje.
Ndërkohë në orët në vijim priten më shumë detaje për të kuptuar se për çfarë konkretisht është thirrur Valteri në SPAK dhe çfarë ka dëshmuar. (A2 Televizion)