Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. "Nuk kam se çfarë them", tha ai para treshes gjykuese.
Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit Golden, ku prokuroria thotë se aty nga njëra makinë në tjetrën është transportuar trupi i Jan Prengës, shkruan A2 CNN.
Në këtë moment, sipas prokurorisë, prezent ka qenë Bexhdili dhe është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje gabim.
Seanca shtyhet për në datë 26 qershor ora 10. (A2 Televizion)