I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 13:37 | Kronikë

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili

Policia Kufitare në aeroportin “Nënë Tereza” ka ndaluar një 51-vjeçar brazilian gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, pasi rezulton i dënuar për vrasje në vendlindje.

“Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale ‘Vrasja’”, njofton policia.

Shtetasi brazilian me banim në Itali tashmë do të jetë subjekt i Interpol Tirana, të cilët në bashkëpunim me homologët e Interpol Brasilia, do të realizojnë procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Brazil. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos