I dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 10:23 | Kronikë

I dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Manovra”,me objektiv gjurmimin e aseteve të përfituara nga krimet.

Në fund të këtij operacion u sekuestrua një automjet luksoz “Lamborghini Urus”, në pronësi të 34-vjeçarit Sahit Shpataj, me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.

34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën, ndërkohë që në hetim është vendosur dhe pronari i saj.

Vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit Sahit Shpataj.

I dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
Sahit Shpataj

Precedenti i mëparshëm penal që ka 34 vjeçari daton në vitin 2014. I riu iu prezantohej çifteve në rrugë si punonjës policie dhe më pas i grabiste nën kërcënimin e armës. Ngjarjet e përsëritura dyshohet se kanë ndodhur në Kthesën e Kamzës, Tiranë.

Sipas policisë, Sahit Shpataj ndalonte automjetet që kalonin në vendin e lartpërmendur, duke u hequr si punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Ai u kërkonte drejtuesve të mjeteve dokumentet dhe më pas i kërcënonte me pistoletë, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera personale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos