
Foto ilustruese
Foto ilustruese
Foto ilustruese
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme te diga e Liqenit artificial në Tiranë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të shtënat raportohet të jenë dëgjuar pas një sherri mes dy personave për parkimin në Tiranë.
Ndërkohë dikush ka telefonuar në Polici dhe ka ofruar të dhëna për këtë ngjarje, përcjell A2 CNN.
Policia ka mbërritur në vendngjarje pas telefonatës. Paraprakisht dyshohet për një konflikt mes dy personave.
Një person dyshohet se ka qëlluar me sende të forta xhamin e makinës së personit tjetër. Në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja dhe ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur të shtëna me armë.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)