Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

Nga Rigels Malile
1 Tetor 2025, 08:32 | Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, pezullohet nga posti pas skandalit seksual, që plasi me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me një 16-vjeçare.

Mësohet zyrtarisht se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore në bazë të Ligjit Nr.82/2024 për Policinë e Shtetit. Këto kanë sjellë pasoja të rënda. Rrjedhimisht mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale, pezulloi nga detyra shefin e krimeve të Përmetit deri në përfundim të hetimit disiplinor, shkruan A2 CNN.

Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.

Për rastin në fjalë, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit “burg pa afat” për Pajtim Baken, kolegun e Dhurim Çenkos dhe shpallur në kërkim policin tjetër të Komisariatit të Tepelenës, Artur Ago. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos