
Policia ka zbardhur një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë, kur u dogj në mënyrë të qëllimshme një automjet. Në pranga në kuadër të operacionit “Fire Trail” ka përfunduar një 28-vjeçar, i cili dyshohet se dogji automjetin e një 26-vjeçare, në orët e para të së shtunës në rrugën “Theodhori Bej”, raporton A2CNN. Dyshohet se i riu ka patur një konflikt të mëparshëm me një familjar të 26-vjeçares, raporton A2CNN.
“Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 02:00, të datës 06.03.2026, në rrugën “Theodhori Bej”, ishte djegur automjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases M. T., 26 vjeçe, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Fire Trail”, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta, për shkak të një konflikt të mëparshëm me një familjar të saj”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
te mëtejshme. (A2 Televizion)