I dogji makinën një personi me porosi të 28-vjeçarit, arrestohet autori i ngjarjes

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 09:00 | Kronikë

I dogji makinën një personi me porosi të 28-vjeçarit,

Një 39-vjeçar me precedent të mëparshëm penal, ka përfunduar në prangat e policisë së Lushnjës, pasi dogji makinën e një shtetasi me porosi të një 28-vjeçari.

"Punohet për kapjen e 28-vjeçarit, i cili dyshohet se e porositi krimin, për shkak të konflikteve për motive pronësie, me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur. Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Pluk, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan punën operacionale dhe veprimet hetimore për të përcaktuar autorësinë e rastit dhe për të sqaruar rrethanat", thuhet në njoftimin e Policisë. 

"Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i djegies, shtetasi M. B., 39 vjeç, banues në këtë fshat. Gjithashtu, u identifikua shtetasi që dyshohet se porositi kryerjen e këtij krimi, A. Z., 28 vjeç, i cili nga veprimet hetimore, rezultoi se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e shtetasit D. V., për motive pronësie. Punohet intensivisht për kapjen e 28-vjeçarit", vijon njoftimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos