
Një 67-vjeçar me inicialet Th.K., me banim në Lushnjë, u arrestua pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier në një njoftim bën me dije se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)