Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 12:43 | Kronikë

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të

Gjykata e Posaçme ka vendosur të zëvendësojë masat e sigurisë së arrestit në shtëpi për 4 prej të pandehurëve të dosjes “Bankers”, raporton A2CNN. Konkretisht për Leonidha Çobon, Hong Ping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Wang u vendos masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim për t'u paraqitur.

Kërkesa për zëvendësimin e masave të sigurisë u kërkua nga vetë dy prokurorët e posaçëm Enkelejda Millonai dhe Anita Jella për shkak se i ka kaluar afati 9 mujor i paraburgimit ndërkohë që vetë avokatët kërkuan shuarjen totale te masës. Në këtë dosje janë disa te pandehur të tjerë që po hetohen pa masë sigurie në gjendje të lirë.

Mbi këta 4 persona rendojnë akuzat "Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në", "Fshehje e të ardhurave", "Pastrim i produkteve të veprës penale", "Shpërdorim detyre" dhe "Moskryerje e detyrave nga organet tatimore" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos