
Ergys Agasi do të dalë të premten para Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ku do të njihet me masën e sigurisë pas arrestimit të tij.
Seanca është caktuar në orën 09:30. Agasi pritet të njihet me masën “arrest në burg”, e cila ishte caktuar më herët nga GJKKO.
Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, pas disa muajsh në kërkim. Arrestimi u bë në kuadër të një operacioni të SPAK-ut, pas disa javësh vëzhgim nga autoritetet, shkruan A2CNN.
Agasi dyshohet për disa vepra penale, përfshirë krijimin e një grupi kriminal, pastrimin e parave dhe shkelje të lidhura me tenderat. (A2 Televizion)