I mituri Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes te dentisti, A2 CNN siguron përgjigjen e ekspertizës nga Italia: Shkeljet e kryera

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 15:46 | Kronikë

I mituri Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes te dentisti, A2 CNN

A2 CNN ka siguruar përgjigjen e ekspertizës nga Italia për rastin e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu teksa po kurohej te dentisti, rast për të cilin është arrestuar mjeku anestezist Roland Xhaxho, ndërsa për vajzën e tij Ina Xhaxho, është dhënë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, shkruan A2 CNN.

Vepra penale për të cilën akuzohet është vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje në klinikën dentare, në pronësi të mjekut.

Familja e 3-vjeçarit për A2CNN u shpreh se do të thonë që “drejtësia u vendos kur të jepet dënimi”.

Sipas aktit të riekspetimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë u arrit në konkluzionin se shoku i rëndë që pësoi fëmija gjatë ndërhyrjes për shkak të shkeljes së protokolleve, solli më pas edhe ndërprerjen e funksionimit të disa organeve, çka bëri që i mituri të humbjte jetën.

I mituri Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes te dentisti, A2 CNN

Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologëve që kanë trajtuar të miturin, janë konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.

Pjesë nga ekspertiza e kryer në Itali

Sipas ekspertizës, shkeljet e kryera kanë të bëjnë me moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit; mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostraktimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim, i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit.

Gjithashtu ekspertët thonë se ndërhyrja e kryer ishte më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç.

Induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për overtreatment.

Pjesë nga ekspertiza e kryer në Itali (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos