Të shtëna me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 15:46 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

A2 CNN mëson se është qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ka mbetur i lënduar.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar portën hyrëse të Gjykatës së Apelit dhe efektivë që vrapojnë brenda rrethimit të institucionit.

Po ashtu në vendngjarje ndodhen edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos