Atentati ndaj prokurorit, ekstradohet nga Dubai i shumërkërkuari

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 08:41 | Kronikë

Atentati ndaj prokurorit, ekstradohet nga Dubai i shumërkërkuari

Është ekstraduar nga Dubai në drejtim të Shqipërisë shtetasi Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i shumëkërkuar nga drejtësia për disa vepra të rënda kriminale.

Shkëmbi akuzohet si pjesëmarrës në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, Shkëmbit për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe “Vjedhja", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos