Njëlloj si në seancat pararendëse të dosjes “Partizani” në Gjykatën e Posaçme, ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi të mos paraqitet personalisht.
Para avokatit të tij mbrojtës, prokurori i çështjes, Arben Kraja, i tha gjykatës se kërkonte të rrëzohej çdo pretendimin i ngritur nga ish-kryeministri dhe të bashkëpandehurit e tij për pavlefshmëri dhe papërdorshmëritë e akteve të dosjes, si i pambështetur në ligj dhe në provë.
Prokurori Kraja ndërmendi si të tillë pretendimin për regjistrimin e hetimit në të njëjtën ditë që është bërë kallëzimi, atë mbi akt-ekspertimet financiare apo topografike të kryera, mbi përzgjedhjen e ekspertëve apo papërdorshmërinë e ekspertimeve.
Pa e përmendur me emër gjyqtaren Irena Gjoka, për të cilën mbrojtja pretendon se nuk duhet të ishte gjyqtare, Kraja tha se një fakt i tillë nuk qëndronte dhe se gjyqtarja ushtronte detyrën sipas ligjit. Qëndrimi i SPAK nuk habiti avokatët, po as nuk shoi shpresën e tyre tek gjykata.
Ndërsa i pandehuri Jamarbër Malltezi nuk mori përgjigjet që priste nga Kraja.
Gjykata e Posaçme i dha vetes dy javë kohë për t’u shprehur në lidhje me kërkimet paraprake të palëve, duke e shtyrë seancën e radhës.
Në këtë çështje, mes tetë të pandehurve në total, ish-kryeministri Berisha akuzohet për “korrupsion” të kryer gjatë procesit të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi, për “korrupsion” dhe “pastrim të parave”. (A2 Televizion)