Krimi në familje, bashkëshortja vret në gjumë me sëpatë burrin

Nga Rigels Malile
24 Dhjetor 2024, 12:28 | Kronikë

Krimi në familje ka shkaktuar viktimën e radhës në vendin tonë, këtë herë në jug të vendit. Në orët e para të mëngjesit të së martës, policia e Sarandës ka konstatuar se në familjen Tahiraj, bashkëshortja Elvira Tahiraj, 49 vjeçe, dyshohet se ka qëlluar për vdekje me sëpatë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, 55 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Efektivi i Policisë njofton se ka shoqëruar autoren e dyshuar të këtij krimi në familje, ndërsa paraprakisht ka të dhëna se 49-vjeçarja ka probleme të shëndetit mendor. Çifti Tahiraj ka katër fëmijë dhe për momentin policia nuk ka ndonjë version mbi shkaqet e këtij krimi të rëndë, ndërsa pritet të kryhet një ekspertizë psikike për 49-vjeçaren.

Banorët e zonës, që e njohin prej kohësh çiftin, shprehen se gruaja kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa viktima ishte i vetmi që punonte për të mbajtur familjen. Dyshohet se krimi ka ndodhur kur i ndjeri ka qenë duke fjetur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos