I penduari Erion Alibej: Armët për vrasjet i merrja te një hoxhë

Nga Armand Bajrami
16 Tetor 2025, 13:17 | Kronikë

I penduari Erion Alibej: Armët për vrasjet i merrja te një

Erion Alibej, një nga të penduarit e drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”, rrëfeu të enjten se armët që përdoreshin në vrasjet e porositura prej tij i merrte te një hoxhë, shkruan A2 CNN.

“Armët për krimin i kam siguruar unë. Kam pasur një kontakt të dikujt që njihej si hoxhë në zonën e Freskut ne Tiranë. Kontaktin ja dhashë dikujt tjetër. Kam folur në Encrochat dhe Sky me të. Nuk e di emrin e tij. Më niste edhe foto të armëve. Altin Skëndaj ma dha si kontakt. Hoxhën për armë e kam kontaktuar disa herë. Kam marrë disa herë armë prej tij. Në Encro hoxha mbante pseudonimin 'Noku'", citohet të ketë thënë Alibej në gjyq.

Më herët Alibej tha se kishte qenë ai financues i vrasjes së Dorian Shkozës, ku ka humbur jetën edhe Anxhelo Avdia, si edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhia, Bujar Çelës, Rigers Runajt dhe Emiliano Ramazanit.  Deklarimet e Alibejt ishin në përgjigje të pyetjeve të bëra drejt tij nga avokatja e të pandehurit Altin Ndoci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos