I tejkaluan afatet, Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjes

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 15:48 | Kronikë

I tejkaluan afatet, Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun,

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun. A2 CNN raporton se të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentian Bejtjes ju shua masa “arrest në burg” për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Gentian Bejtja, një nga emrat më të njohur për policinë në zonën e Fushë Krujës, u ekzekutua në një atentat me armë zjarri në oborrin e shtëpisë në Larushk. Ngjarja ndodhi më 15 mars të një viti më parë.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar, Klodian Stafuka në makinë me të. Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos