Një zjarr ka rënë ditën e sotme në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Gjirokastër.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë, kur flakët u konstatuan në oborrin e një banese nga ku po digjeshin mbeturina.
Zjarri paraqiste rrezik në përhapjen në drejtim të banesave përreth. Ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse ka qenë e menjëhershme, për izolimin dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit.
Nuk janë shënuar dëme materiale apo të lënduar nga flakët. Për shkak të ndezjes së qëllimshme të mbeturinave në kundërshtim me ligjin, banori qe ndezi zjarrin ne oborrin e vet është kallëzuar penalisht. (A2 Televizion)