Përfshihet nga flakët një kioskë druri që shërben ushqime të shpejta përgjatë shëtitores në Pogradec.
Dyshohet se shkak ka qenë rrjedhja e një bombole gazi, e cila më pas ka shpërthyer në flakë, shkruan A2 CNN.
Ngjitur me kioskën janë edhe disa të tjera të cilat kanë shpëtuar, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz brenda saj. (A2 Televizion)