Kërkonin të vidhnin të dhënat e qytetarëve në emër të një banke, zbardhet skema mashtruese përmes mesazheve të rreme

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 13:26 | Kronikë

Kërkonin të vidhnin të dhënat e qytetarëve në

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar se ka bllokuar me sukses një mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë, përmes një mesazhi të rremë.

Përmes një njoftimi, ASKS bën të ditur se përmes këtij mashtrimi synohej përvetësimi i të dhënave bankare të qytetarëve, në emër të Raiffeisen Bank.

Po ashtu, AKSK njofton të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në të tilla raste, para se të ndajnë informacione të ndjeshme financiare.

Njoftimi i AKSK:

Rast i bllokuar me sukses nga AKSK: sulm keqdashës nëpërmjet SMS (smishing).

Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank, u parandalua dhe neutralizua në kohë rekord.

Falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me Raiffeisen Bank dhe AKEP, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ndërmori menjëherë masat për të bllokuar aktivitetin keqdashës dhe aksesin në faqen mashtruese, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij sulmi të tipit smishing.

SMS-të mashtruese si këto përpiqen të nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të ndajnë informacione të ndjeshme financiare. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe monitorimit të vazhdueshëm, u parandalua që mos të ketë ndikim drejt qytetarëve shqiptarë.

???? Kujtojmë të gjithë qytetarët:

✅ Mos klikoni në lidhje të dyshimta nga burime të panjohura.

✅ Mos ndani të dhëna personale apo bankare përmes SMS apo rrjeteve sociale.

✅ Verifikoni gjithmonë adresat zyrtare të bankave apo institucioneve.

✅ Kërkoni ndihmën e një eksperti të sigurisë kibernetike

✅ Raportoni raste të ngjashme të sulmeve kibernetike.

AKSK falenderon AKEP dhe Raiffeisen Bank për bashkëpunimin e menjëhershëm dhe qytetarët që denoncojnë raste të dyshimta! (A2 Televizion)

Kërkonin të vidhnin të dhënat e qytetarëve në
Mesazhi mashtrues në celular

A2 CNN Livestream

Latest Videos