I vendosi zjarrin një mobilerie në Vlorë, 37-vjeçari bie në prangat e policisë

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 09:16 | Kronikë

I vendosi zjarrin një mobilerie në Vlorë, 37-vjeçari bie

Policia e Vlorës ka arrestuar 37-vjeçarin Bledar Balliu, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Shtetasi në fjalë, pak muaj më parë, i ka vendosur zjarrin një mobilerie në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos