
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë "arrest në shtëpi" për drejtuesen e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe për zvendësen e saj, Hava Delibashi.
Për zyrtarin e Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, ka shfuqizuar masën e "ndalimit të daljes jashtë vendit", por ka lënë të pandryshuar "pezullimin nga detyra".
Për tre të dyshuarit e tjerë Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat "ndalim të daljes nga vendi". (A2 Televizion)