Ilir Demaliaj përleshet me Kujtim Gjuzin në hollin e një hoteli në Tiranë, e godet me shkelm

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 20:38 | Kronikë

Ilir Demaliaj përleshet me Kujtim Gjuzin në hollin e një hoteli

Analisti Ilir Demaliaj është përfshirë në një konflikt fizik me kryetarin e Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzin, ditën e sotme.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hollin e një hoteli, ku duhet se Demaliaj e godet Gjuzin me shkelm, teksa ky i fundit përpiqet të largohet.

Krah Demaliajt shfaqet dhe një tjetër person që mundohet të parandalojë sherrin, por ai e shtyn dhe e rrëzon përtokë, shkruan A2 CNN.

Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit mes tyre, ndërkohë që kujtojmë se Kujtim Gjuzi hyri pak kohë më parë në koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha, por duket se marrëdhëniet e tyre ‘u krisën’ shpejt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos