Ilir Meta mbetet në burg

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 16:09 | Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

Ish-Presidenti Ilir Meta do të mbetet në qeli. Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Vetë Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, teksa GJKKO shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin, nën akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos