Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 12:56 | Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Ish-gjyqtarja Fetahu prej nëntorit të vitit të shkuar qëndronte me masë sigurie arrest në burg, e cila iu zbut në arrest shtëpie për arsye shëndetësore.

Fetah u arrestua pas dyshimeve se ka favorizuar anëtarë te grupit kriminal të të shumëkërkuarit, Suel Çela. Në dosjen e SPAK gjenden edhe komunikime direkte mes Fetahut dhe Çelës në SKY ECC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos