Në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Kapshticë, dy të tjerë hetohen për kontrabandë dhe dokumente false

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 15:56 | Kronikë

Në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari në

Tre persona janë ndaluar nga Policia Kufitare në Kapshticë për 3 vepra të ndryshme penale. Policia njofton se një 37-vjeçar nga Peqini u arrestua në dalje të Shqipërisë, pasi ishte shapllur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

“U kap në dalje të RSH-së dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 37 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Elbasan”, njofton policia.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për dy persona të tjerë, njëri për kontrabandë cigaresh dhe një 47-vjeçare që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false.

“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi në dalje të RSH-së, gjatë verifikimit të dokumentacionit, në pasaportën e tij u konstatua një vulë e dyshuar e falsifikuar; F. D., 47 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSH-së, gjatë kontrollit në çantën e saj janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra steka me cigare, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar”. 

Pasaporta me vulë të dyshuar të falsifikuar dhe stekat me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos