Një elektricist ka humbur jetën teksa punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, njësia administrative Gradishtë bashkia Divjakë
Elektriçisti Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç ka mbetur i vdekur, teksa punonte për riparimin e linjës Mërtish - Gradishtë.
Mesa duket ka qenë një gabim në komunikim, pasi Shtëmbarit i është thënë se linja është stakuar dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime dhe ka mbetur i vdekur në vend, nga rryma elektrike. Policia në vendngjarje po kryen procedurat për të zbardhur ngjarjen.
Divjakë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në fshatin Mërtish, shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, me detyrë elektricist, gjatë riparimit të linjës së tensionit të mesëm, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)