Babë e bir “bëjnë për spital” një 34-vjeçar në Gramsh

Nga A2 CNN
6 Janar 2026, 12:28 | Kronikë

Babë e bir “bëjnë për spital” një

Policia e Gramshit ka arrestuar në flagrancë tre shtetas pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e 4 janarit 2026, në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për konfliktin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestuan babë e bir:

R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se babë e bir kanë goditur me grushte dhe sende të forta 34-vjeçarin K. T., për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një thikë, e cila dyshohet se ishte në posedim të 34-vjeçarit dhe është përdorur prej tij për të kanosur 27-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik ndaj 51-vjeçarit, policia gjeti edhe një send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit teknik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos