Iu gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe peshore elektronike, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 13:58 | Kronikë

Iu gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe peshore elektronike, arrestohet

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “The Fugitive”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi M. R., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Gjatë kontrollit fizik, punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një radio policie dhe dy celularë, të cilat u administruan si prova materiale.

Operacioni u organizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet operative për vendndodhjen e të dyshuarit. M. R. u lokalizua dhe u kap në Durrës, duke finalizuar kërkimin e nisur nga autoritetet gjyqësore, shkruan A2 CNN.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, më 24 janar 2024, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim. Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Gjirokastrës, më 12 dhjetor 2023, kishte lëshuar urdhër për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos