Makina përplas 60-vjeçarin me biçikletë në Lushnje

Nga Çaku Tafa
29 Shtator 2025, 12:52 | Kronikë

Makina përplas 60-vjeçarin me biçikletë në Lushnje

Një person rreth të 60-tave që udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit, është përplasur nga një automjet dhe ka përfunduar në spital.

Drejtuesi i biçikletës nuk dihet sesi ka përfunduar para mjetit tip Benz me targa, i cili e ka fshikur në tentativë për t'a shmangur. Personi i aksidentuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga ambulanca, ndërsa efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje, jo vetëm për të kryer procedurat e dokumentimit, por edhe për të disiplinuar trafikun në autostradë, shkruan A2 CNN.

Drejtuesi i mjetit aktualisht është mbajtur dhe po pyetet nga efektivët e rrugores për të marrë deklaratën sesi ka ndodhur aksidenti, ndërsa nga spitali informacionet e para janë që i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos