“Jam i armatosur, do të vras”- Kërcënohet me jetë drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 15:07 | Kronikë

“Jam i armatosur, do të vras”- Kërcënohet me

Është kërcënuar me jetë drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi.

Dje, një person është paraqitur pranë zyrave të IMT-së dhe ka deklaruar se ishte i armatosur dhe se do të vriste Meçin.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Leonard Nikolli, rreth 60 vjeç, është ndaluar nga policia lidhur me incidentin.

“Ku është Klajdi Meçi. Do ia tregoj unë atij do e vras si gjyqtarin Kalaja”, kanë qënë fjalet e Leonard Nikollës.

Ndërkohë Klajdi Meçi ka bërë kallëzim tek Komisariati nr.3. Në deklaratën e dhënë para oficerëve të policisë, ai ka sqaruar se personi në fjalë ankohej për një objekt që, sipas Meçit, ka sigurim padie të miratuar nga Gjykata.

Në bazë të legjislacionit në fuqi mbi të cilin operon Kontrolli i Territorit, objekti nuk mund të prishet.

Sipas Meçit, shtetasi në fjalë kërkon të shkelet vendimi gjyqësor duke kërkuar prishjen e objektit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos