Nuk justifikoheshin me të ardhurat, sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis hetimi pasuror ndaj pronarëve

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 11:33 | Kronikë

Nuk justifikoheshin me të ardhurat, sekuestrohen 3 automjete luksoze

Policia e Vlorës ka sekuestruar 3 automjete luksoze, të cilat dyshohet se janë përfituar nga të ardhura në mënyrë të paligjshme.

Tre shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe hetimi pasuror për të verifikuar burimin e pasurisë.

Policia njofton se kontrollet ndaj automjeteve luksoze do të vijojnë.

Njoftimi i policisë Vlorë

Kontrolle ndaj automjeteve luksoze që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrolleve sekuestrohen 3 automjete dhe nis hetimi pasuror ndaj pronarëve të tyre.

Në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për kontrollet ndaj automjeteve luksoze, strukturat për Hetimin e Krimeve kanë ushtruar kontrolle dhe verifikime ndaj automjeteve në dukje me vlera të larta.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, u shoqëruan disa prej automjeteve dhe, nga verifikimet e kryera, rezultoi se tre automjete luksoze, të prodhimit të viteve të fundit, nuk justifikoheshin me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të poseduesve/drejtuesve të tyre.

Në vijim të veprimeve verifikuese dhe deklarimeve të marra, automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 3 shtetasit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Gjithashtu, ka nisur hetimi pasuror ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre automjeteve, për të verifikuar burimin e pasurisë dhe mënyrën e përfitimit të saj.

Policia e Vlorës do të vijojë kontrollet dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos